Po ngarkohet ...

Pyetjet e shpeshta

Thjesht!
1. Shkoni tek http://cchsuperstar.com/register
2. Plotësoni të gjitha fushat e të dhënave.
3. Sigurohuni të mos përdorni shkronjat č, ć, š, đ, ž – por përdorni c, s, d, z
4. Tek fusha SAD ID shkruani SAP ID në formatin YU...
5. Vendosni fjalëkalimin
6. Klikoni tek Regjistro dhe bëhuni yll!
7. Pas konfirmimit të SAP ID do të jetë e nevojshme që të jepni informacionet bazë (vendi i punës, sektori, fotografia etj.)

Nëse keni çfarëdo lloj problemi gjatë krijimit të profilit tuaj, kontaktoni mbështetjen tek cchsuperstar@cchellenic.com.

Nëse nuk mund të qasni në platformë edhe pasi keni rivendosur fjalëkalimin, kontaktoni mbështetjen tek cchsuperstar@cchellenic.com.

Nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj, mund të vendosni një të ri duke ndjekur një sërë hapash të thjeshta.

Tek faqja hyrëse klikoni Fjalëkalimi i harruar. Shkruani adresën e e-mailit në të cilën do t’ju dërgohet linku i rivendosjes së fjalëkalimit.

Pasi keni marrë linkun, hapeni në mënyrë që të rivendosni fjalëkalimin.

Më pas klikoni Ndrysho fjalëkalimin tim, në mënyrë që të mund të përdorni fjalëkalimin e ri për të hyrë në profil.

1. Tek pjesa e Kërkimit shkruani emrin e kolegut të cilin doni ta lavdëroni.

2. Në profilin e tij mund të zgjidhni në listën e veprimeve se për çfarë doni ta lavdëroni.

3. Zgjidhni veprimin dhe tek fusha bosh shkruani përshkrimin se për çfarë doni ta lavdëroni kolegun.

4. Mund të shtoni edhe foto.

5. Nëse ai koleg të cilin doni ta lavdëroni, nuk ka një llogari aktive, ju mund ta ftoni që t’i bashkohet platformës duke shkruar e-mailin e tij dhe klikuar ok.

Patjetër! Në profilin tuaj mund të ndani se për çfarë jeni krenar. Zgjidhni një nga veprimet në listë, përshkruani se çfarë keni bërë, si jeni ndjerë dhe çfarë do të thotë kjo për ju. Mund të bashkëngjisni dhe foto nëse keni. Gjithashtu mund të mblidhni pikat për çdo lavdërim për të cilin jeni krenar.

Pikat nuk varen nga kategoria por nga personi nga i cili vjen lavdërimi, kur lavdëroni veten (1 pikë), kur ju lavdërojnë të tjerët (2 pikë) Nëse jeni drejtues, do të keni mundësi për të parë një kategori të fshehur nën emrin Superstar ku mund të lavdëroni pjesëtarët e ekipit tuaj për rezultatet të cilat tejkalojnë pritshmërit ose nëse janë gjithmonë të orientuar tek rritja (anëtari i ekipit fiton 3 pikë në atë rast).

Në faqen tuaj të profilit tek katrori në të majtë do të gjeni portofolin tuaj të mbledhur deri tani si dhe numrin e pikave që keni në çdo kategori. Nga krahu i djathtë i profilit tuaj mund të shikoni tre kolegë me më shumë pika në muajin aktual ose të mbledhur për të gjithë vitin. Nëse klikoni që të shikoni më shumë, linku do t’ju çojë tek faqja e renditjes ku mund të shikoni të gjitha rezultatet për muajin aktual ose ndonjë të kaluar, si dhe për të gjithë vitin ose vitin e mëparshëm.

Pikat nga muaji i kaluar nuk transferohen në muajin e radhës për shpërblimet mujore. Çdo muaj fillon nga e para. Kur bëhet fjalë për rezultatin vjetor për shpërblimin vjetor, pikat llogariten për të gjithë muajt e pjesëmarrjes aktive dhe personi me më shumë pika në vit e zë vendin e parë.

Kur mblidhni 10 pika në një kategori të caktuar, fitoni edhe medaljen edhe titullin!
Për shembull: nëse mblidhni 10 pika në kategorinë Coca-Cola, do të fitoni titullin Coke Ninja dhe një medalje të lezetshme. Provoni të mblidhni të gjitha medajet.

Kategoria Jack Daniels është një kategori të cilën drejtuesit mund t’u japin njerëzve të tyre dhe ajo të sjell më shumë pike.

arrow